back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDhurata Hoxha në ShBA merr mbështetjen e plotë për reformat në sundimin...

Dhurata Hoxha në ShBA merr mbështetjen e plotë për reformat në sundimin e ligjit

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në ShBA, ka takuar Z. Michael Ross, zëvendëssekretarin e shtetit të Iowa-s, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet me këtë shtet janë të veçanta në shumë fusha, theksoi ministrja Hoxha.

“Iowa është shteti që vendit tonë ia ka ofruar sinqerisht bashkëpunimin e gjerë, prandaj ne do ta shfrytëzojmë që ky bashkëpunim dhe relacion i veçantë të thellohet e begatohet edhe në lëmin e drejtësisë, duke këmbyer përvoja, në lëmin e shtimit të kapaciteteve humane në këtë lëmi, arsimimin ligjor si dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta”, theksoi ministrja Hoxha.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Z. Michael Ross, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy shteteve. Ai me këtë rast ka theksuar se angazhimi i Iowas në Kosovë, në shumë fusha, është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës duke filluar që nga proceset që çuan në lirinë dhe pavarësinë e saj dhe duke vazhduar më pastaj me mbështetje për zhvillimin  dhe konsolidim të mëtejshëm shtetëror.

Ministrja Hoxha dhe Z. Ross u dakorduan që bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë të thellohet në pajtim me prioritetet e drejtësisë së Kosovës me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në të gjitha dimensionet e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz