BallinaLajmeDetaje të reja rreth hajnave që sulmuan me sopat e çekan policët...

Detaje të reja rreth hajnave që sulmuan me sopat e çekan policët në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

​Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

Ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka...

Hoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në...

LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në...

Tronditet Liverpooli, ylli i skuadrës e hup sezonin

Arne Slot ka konfirmuar se portieri i Liverpoolit, Alison...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth tentim-vjedhjes që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për medie ka dhënë detaje shtesë se si ka ndodhur një tentim-vjedhje në Fushë Kosovë.

Siç bëhet e ditur, në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur njëri prej hajnave.

Policia ka njoftuar se dy persona që ishin të përfshirë në këtë tentim-vjedhje, fillimisht kishin sulmuar policët me sopat dhe çekan dhe njëri prej zyrtarëve policor është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare, me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarve, si dhe për t’i vënë të njëjtit nën kontroll me ç’rast ka mbetur i plagosur i dyshuari 25-vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhje në progres, në një lokal, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

Me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në flagrancë ka hasur dy persona të dyshuar, të cilët ishin futur në lokal dhe po kryenin një vjedhje.

Personat e dyshuar në përpjekje për t’ju shmangur arrestit, kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me mjete të rrezikshme (sopat dhe çekan).

Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarve përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, të rrezikshëm për jetën e tyre, edhe pse fillimisht zyrtarët policor kanë përdorur taktika dhe metoda për t’ju shmangur rrezikut, njëri nga zyrtarët policor është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare, me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarve, si dhe për t’i vënë të njëjtit nën kontroll.

Në këtë rast lëndime trupore nga arma e zjarrit ka marrë i dyshuari: A. M, mashkull, 25-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të njëjtit fillimisht, nga policët, i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe pastaj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari tjetër i njohur për policinë ka arrit që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht nga policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz