back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeDetaje se si do të organizohet nesër testi i maturës, në Kosovë

Detaje se si do të organizohet nesër testi i maturës, në Kosovë

Të ngjajshme

Nuredin Dumani në urgjencën e QSUT-së, pësoi krize epileptike

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, u dërgua me urgjencë...

Alonso e nis mbarë, shpallet trajneri i muajit në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është shpallur trajneri...

Politika uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Fillimi i vitit të ri shkollor 2025-2026 është shoqëruar...

Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM) bën të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do t’i nënshtrohen testit të maturës, i cili do të fillojë në orën 10 dhe do të përfundojë në 12:30.

Testi i maturës do të organizohet në 184 qendra testimi, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, testi i maturës do të organizohet, duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.

Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e Qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në orën 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga administruesit.

Ditën e testimit, u ndalohet hyrja nëpër qendra testimi të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi. Ndërsa, mediet mund të kenë qasje nëpër qendra testimi, në koordinim me komisionin e Qendrës së testimit, deri në orën 09:30.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz