Detaje dhe foto nga plagosja në Prishtinë

Sot në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj një person është plagosur, shkruan Gazeta Express
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zyra për informim e policisë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar policia.

Lexo edhePos Prishtinës, edhe në Pejë gjuajtje me armë, e plagos dhe ikenë nga vendi i ngjarjes
Policia bën të ditur se në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /GazetaExpress
Foto nga vendi i ngjarjes:



















