HomeSportEgzon Shabani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dinamo Ferizajit

Egzon Shabani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dinamo Ferizajit

Të ngjajshme

Dinamo Ferizaj ka mbetur pa trajner pas përfundimit të sezonit në Ligën e Parë.

Kjo pasi që Egzon Shabani, ka vendosur të jap dorëheqje nga posti i trajnerit për arsye personale.

Këtë e bëri të ditur vetë klubi ferizajas në faqen e tyre, ku do të kërkojnë një zëvëndësues për të në prag të ndeshjes së barazhit ndaj Lirisë.

“FC Dinamo Ferizaj njofton opinionin publik se trajneri i ekipit, Egzon Shabani, ka paraqitur dorëheqjen nga posti i trajnerit për arsye personale. Klubi e falenderon Egzon Shabanin për kontributin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit tonë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale. Sa i përket emërimit të trajnerit të ri, FC Dinamo Ferizaj do të njoftojë opinionin me kohë”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Dinamo Ferizaj, e mbylli sezonin në vend të 4-të në Ligën e Parë me 71 pikë dhe do të kenë mundësinë e fundit, ku do të përballen ndaj Lirisë në gjysmëfinalen e barazhit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz