back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDëshmorët e Drenicës së shpejti do të barten në kompleksin në Marinë

Dëshmorët e Drenicës së shpejti do të barten në kompleksin në Marinë

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin...

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në...

Aferdita Dreshaj shfaqet në bikine, ‘digjet’ interneti

Modelja dhe këngëtarja e njohur Aferdita Dreshaj ka ndezur...

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës ka vizituar edhe kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari të cilët fillimisht në takim shkëmbyen dekorata për njëri tjetrin.

Haradinaj i dorëzoi Jasharit dekoratën “Viti i Skënderbeut”, në shenjë falënderimi për të rënët e familjes Jashari.

Po ashtu edhe kryetari Jashari i dhuroi një dekoratë me fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari, në shenjë falënderimi për punën siç tha ai të jashtëzakonshme që po e bën kryeministri Haradinaj.

Pas takimit Jashari tha se kanë diskutuar për shumë vështirësi që i ka komuna, për borxhet e mëdha të komunës, për Parkun e Biznesit, për gjendjen e shkollave dhe Shtëpisë së Kulturës.

Haradinaj tha se kryetari Jashari është një shkollë e mirë qeverisëse.

Ai ftoi kryetarin Jashari që në një mbledhje të ardhshme të qeverisë për t’i prezantuar problemet që e preokupojnë Skenderajn.

Në takimin mes Haradinajt dhe Jasharit është biseduar edhe për varrezat e dëshmorëve në Polac që janë në gjendje të keqe.

Haradinaj tha se së shpejti do të bëhet zhvarrimi i dëshmorëve nga Polaci për në kompleksin në Marinë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz