Deri në 6 mijë euro për të dalë në shtetet perëndimore, arrestohet shtetasi turk në Kosovë
BILLI

Lexo edheÇfarë thonë policia shqiptare për aksidentin ku ishte përfshirë eskorta e Albin Kurtit?

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në pikën kufitare në Han të Elezit ku i dyshuari shtetas turk është ndalur nga policia pasi në veturë kishte katër pasagjerë po ashtu shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore.
Policia bën të ditur se viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5 mijë e 500 deri në 6 mijë euro.
Lidhur me rastin, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaExpress

Lexo edheÇfarë thonë policia shqiptare për aksidentin ku ishte përfshirë eskorta e Albin Kurtit?