back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDërguti: Fati i institucionit të fundit mbetet në duart e gjyqtarit Laban...

Dërguti: Fati i institucionit të fundit mbetet në duart e gjyqtarit Laban – nëse dorëhiqet, kemi kolaps total

Të ngjajshme

Sot nis shkatërrimi i materialit të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka...

Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur, Kelley Mack, e famshme për rolin...

Opinionistja Aida Dërguti ka paralajmëruar se nëse gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban do të vendoste të largohej nga posti i tij, kjo do të prodhonte një kolaps të plotë institucional, për shkak të vakumit që do të krijohej.

Ajo e cilësoi këtë si një skenar të rrezikshëm, duke shtuar se në një situatë të tillë, të gjithë pushtetet do të përqendroheshin tek Presidentja Osmani, e vetmja që do të mbetej me mandat të plotë legjitim.

“Tani fati i Gjykatës Kushtetuese dhe mund të themi fati i institucionit të fundit, përveç Presidencës, po mbetet në duart e z.Laban, me këtë çka ka ndodhur sot, pra është në duart e z.Laban, pra varet prej vullnetit të tij, që nëse ai sonte vendos të jap dorëheqje, atëherë kemi një kolaps total, me të vetmin njeri, i cili ka gjithë pushtetin në këtë vend, sepse ka mandate legjitim deri në vitin e ardhshëm, është zonja Osmani”.

Dërguti shtoi se kjo do të përkeqësonte edhe më tej krizën aktuale politike, e cila sipas saj është thelluar nga bllokada parlamentare dhe vendimet e diskutueshme të qeverisë në detyrë.

“Pra, kjo do të jetë situate më e tmerrshme, pra në atë terrenin e panjohur që po themi se e ka futur bllokada e Kuvendit, Qeveria në detyrë e cila me një mori shkeljesh ka pranuar mandatin e deputetit, prej kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave dhe kjo do të jetë kulmi i krizës i cili do të shkaktohej”, u shpreh tutje Dërguti në “Rubikon”.

- Advertisement -

Të Fundit