back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeDeputeti:Të njëjtën ofertë që e pranuan sot, SBASHK-ut iu ofrua javë më...

Deputeti:Të njëjtën ofertë që e pranuan sot, SBASHK-ut iu ofrua javë më parë nga Qeveria

Të ngjajshme

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel...

NATO lanson nismën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen pranë Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga anëtarët evropianë,...

Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka...

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka pranuar sot marrëveshje me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin për ndërprerjen e grevës në arsim, dhe në bazë të saj, mësimi do të nis të hënën.

Por një ofertë saktësisht të njëjtë, SBASHK-u, e ka pasur qysh në javën e parë të grevës nga Qeveria e Kosovës, saktësisht nga ministri i Arsimit me përkrahjen e Qeverisë, shkruan GazetaBlic.

Kështu të paktën ka deklaruar deputeti i Nismës Social Demokrate Bilall Sherifi.

“Një ofertë e tillë atij i është bërë nga ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi, ofertë e cila ka qenë e koordinuar me zv. Kryeministrin Fatmir Limaj dhe me deputetët e Nismës, me qellim që, nëse SBASHK-u e pranon, e njejta së pari t’i prezantohet Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe më pas përmes tij të dërgohet në Qeveri.” ka thënë Sherifi.

Ai ka thënë se oferta e njëjtë u është ofruar qysh moti mësimdhënësve por që kryetari i SBASHK-ut, e kishte vlerësuar si nënçmim për mësuesit.

Sherifi ka thënë se me pranimin e ofertës së Veselit, SBASHK konfirmon se kishin grevë politike dhe jo për pagat.

Postimi i plotë i Sherifit.

Së pari shpreh kënaqësinë që më në fund greva politike në arsim është ndërprerë kështu që nga e hëna mësimdhënësit dhe nxënësit të mund të fillojnë sërish procesin e arsimit.

Në funksion të informimit të drejtë të publikut, më duhet të sqaroj se këtë ofertë të cilën sot e pranoi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe e shpalli si fitore të grevës, e ka pasur ne tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës.

Një ofertë e tillë atij i është bërë nga ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi, ofertë e cila ka qenë e koordinuar me zv. Kryeministrin Fatmir Limaj dhe me deputetët e Nismës, me qellim që, nëse SBASHK-u e pranon, e njejta së pari t’i prezantohet Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe më pas përmes tij të dërgohet në Qeveri.

Mirëpo kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, as që ka pranuar ta merr në konsideratë këtë ofertë, duke thënë se jo vetëm që është e pa pranueshme një gjë e tillë, por kjo ofertë përbën ofendim për mësimdhënësit!

Sot, ai, ofertën të cilën e konsideronte të pa pranueshme dhe ofenduese e shpalli fitore. Shumë mirë. Edhe unë ia uroj fitoren!

Përmes këtij veprimi të sotëm, ai dëshmoi se në grevë ka hyre në funksion të agjendave partiake, dhe jo me qëllim të arritjes të një pozicioni më të mirë për mësimdhënësit në ligjin për paga aq shumë të debatuar dhe të kontestuar në publik!

Pra, meqë marrëveshja është e njëjta që i është ofruar atij që në fillim të grevës, Kryetari i SBASHK-ut e ka për detyrë t’ua sqarojë qytetarëve të Kosovës, se me urdhër të kujt e filloi grevën dhe me urdhër kujt e ndërpreu atë!

Kryetari i SBASHK-ut duhet ta merrë përgjegjësinë për javët e humbura në mësim dhe të jep llogari para nxënësve, mësimdhënësve qytetarëve dhe para atyre që e kanë zgjedhur’

Nëse ai nuk është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për veprimet e tij, ata që e kanë zgjedhur duhet ta shkarkojnë për dëmet që ua ka shkaktuar nxënësve në funksion të dobisë personale dhe të agjendave partiake!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz