Në debatin për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, është inkuadruar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se është për t’u respektuar guximi i qytetarëve të Prishtinës, që po kërkojnë drejtësinë për keqtrajtimet e bëra nga Rikalo në vitin 1999.
Ismaili ka thënë se dëshmitar i “zullumit” të ushtruar nga Rikalo, derisa ka theksuar se qytetarët e kanë denoncuar Rikalon disa herë pas luftës, duke dorëzuar edhe fotografitë e tij.
Por, sipas tij, fajin për mosndëshkimin e serbëve që kanë bërë krime në Kosovë, e kanë qeveritë e kaluara. Ismaili ka kërkuar shkarkimin e ministrit Rikalo, derisa ka thënë se duhet të nisin hetimet ndaj të gjithë serbëve që kanë torturuar shqiptarët.
Më poshtë reagimi iplotë:
Për besë, kur unë nuk kam dijtë kush është Nenad Rikallo, deri ia pash fytyrën kur e mori ministrinë, s’un ia la fajin as të tjerëve që nuk e kanë dijtë se kush është e çka ban. Ndoshta tipi edhe me qëllim është kujdesë me e mbajtë “low profile” do vjet, deri të ngjitet tinza shkallëve institucionale, pa u vërejtë fort pikërisht për qeto arsye që sot po dalin në dritë.
Eh, tash, meqenëse jam në rrjedha prej fillimit për situatën që u krijue qeto ditë, e di saktë që edhe këta dëshmitarët, qeshtu si unë, as s’e kanë dijtë, as nuk e kanë pritë që ia shohin Nenadit fytyrën, deri u ba tipi Ministër. Edhe është shumë normale që kur e kanë pa, janë trishtue, duje e kujtue të njajtën fytyrë me beretë të kuqe duke iu ba zullum. Këta njerëz nuk kanë faj. Madje, janë për me u respektue për guximin edhe kambëngulësinë për me e lypë drejtësinë, edhe mbas 18 vjetësh.
















