Deputeti i Kosovës i martuar, por në lidhje dashurie me një deputetet (Foto)
03
Lexo edheNë Mal të Zi kërkohet referendum për tërheqjen e njohjes së Kosovës
Ditë më parë një aktiviste e Vetëvendosjes kishte akuzuar deputetin e dalë nga kjo parti, Faton Topalli, se i ka bërë gruas së tij një ortake.
Diellzë Arifi, kishte shkruar se si mundet dikush të flas për barazinë gjinore kur gruas së tij i ka bërë një ortake.
Televizioni “T7”, thotë se nga burime të veta ka mësuar se Topalli është në lidhje dashurie me deputeten Shqipe Pantina, po ashtu sikurse Topalli, e dorëhequr nga Vetëvendosje.
Për më tepër sipas këtij televizioni, Topalli edhe pse është i martuar prej vitesh, kohëve të fundit është duke bashkëjetuar me deputeten nga Klina, Shqipe Pantina.
Lexo edheNë Mal të Zi kërkohet referendum për tërheqjen e njohjes së Kosovës
“T7” ka kontaktuar deputeten Pantina, por ajo ka mohuar të flasë për këtë temë. Ndërsa akuzat e aktivistëve të Vetëvendosjes, i ka cilësuar si të ulëta që sipas saj as nuk ja vlen që të merresh me to.
Në anën tjetër, deputeti Topalli, sipas “T7” nuk është përgjigjur fare në telefon. /gazetametro.net
