Dëmtohen gypat kryesorë: Ndërprerje e ujit në Graçanicë dhe zonat përreth
dp

Lexo edheSot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së para U.D të Presidentes, Albulena Haxhiut

KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në Graçanicë dhe disa zona përreth, për shkak të dëmtimit të gypave kryesorë të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja e furnizimit ka prekur zonat Graçanicë, Badoc i Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjesë të Sushicës.
Bëhet e ditur se është dëmtuar gypi kryesor DN 225, ndërsa janë evidentuar dëmtime edhe në gypat DN 160 në tri segmente në Graçanicë, si dhe në gypin DN 90 në një segment tjetër.

Lexo edheSot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së para U.D të Presidentes, Albulena Haxhiut
Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shpejtë të mundshme.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve./Indeksonline/