back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Dëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Të ngjajshme

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Shiritat e sigurisë janë ende në vendin e ngjarjes.

Kjo pasi që mbrëmjen e së martës, uji nga lumi Lushta këtu në Mitrovicë të Jugut doli nga shtrati.

E një ditë pas, niveli ka rënë, por uji ka marrë ngjyrë tjetër, për çka ka shkaktuar probleme te qytetarët.

Banorët e zonës thonë se komuna duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të dalë nga kjo situatë.

“Dikush duhet me i furnizu, nëse ka mundësi ata që janë në gjendje më të vështirë me i furnizu, Komuna me i dal në ndihmë, Inspektoratet edhe organet e Komunës, vetë vështirë ti kryejnë këto punë”, shprehet një qytetar.

Përveç ujit të pijshëm, dikujt reshjet e shiut i shkaktuan dëme edhe brenda shtëpisë.

“Tash e 24 orë nuk kemi ujë. Ka vërshime të mëdha që ka ra shumë shi, na u ka pikë banesa aty, në kuzhinë, sallon, në të tjera dhoma edhe në korridor”, thotë një tjetër qytetar

E për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci thotë se tashmë është themeluar Shtabi Emergjent.

“Ne kemi themeluar Shtabin Emergjent, krejt mekanizmat janë në funksion, kompania që është kontraktuar nga Komuna po i bën duke identifikuar pikat ose nyjet më nevralgjike me rrezikshmëri ku potencialisht duke u bazuar edhe në të kaluarën ku ka dalje të shtratit të lumenjve po tentojmë me bë maksimumin brenda mundësive”, tha Peci.

E qysh nga nesër, Peci thotë se do të themelohet edhe Komisioni për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

“Derisa po flasim është një numër i shtëpive që është prekur në lokalitete të ndryshme tek pjesa e tunelit të qytetit edhe në Vaganicë, nuk është numri tepër i madh, e nga nesër ne do të themelojmë Komisionin për vlerësimin e dëmeve deri në këtë fazë. Njëkohësisht po punojmë 24 orë për ta parandaluar çdo mundësi, për dëmet që mund t’iu shkaktohen familjarëve, bizneseve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.

Siç tha ai, dy autobote janë duke furnizuar qytetarët me ujë të pijes, derisa kompania regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica” ta jap dritën jeshile për përdorim./teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz