back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDeliu: Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së është dëshmi e një...

Deliu: Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së është dëshmi e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin

Të ngjajshme

Agim Pllashniku ëshë larguar nga puna në “Ibër Lepenc”, disa ditë pasi protestoi ndaj deputetës së Lëvizjes Vetëvenosje Fitore Pacolli.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, duke thënë se aq larg ka shkuar ky pushtet sa po ndëshkon edhe ata që dhanë jetën për këtë vend.

Pllashniku është veteran i UÇK-së, por ka shprehur kritika ndaj pushtetit.

“Aq larg ka shkuar ky pushtet në ikje, sa që po ndëshkon edhe ata që dhanë jetën për këtë vend, vetëm pse guxojnë të thonë të vërtetën. Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së, Agim Pllashniku, është dëshmi e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin dhe me dinjitetin. Kur një luftëtar i lirisë ndëshkohet, ndërsa ata që pasurohen përmes korrupsionit mbrohen, atëherë s’kemi të bëjmë me drejtësi, por me shkelje të rëndë të vlerave mbi të cilat u ngrit shteti ynë”.

“Sot jemi me Agimin. Me çdo qytetar që padrejtësisht shtypet, për të mbrojtur interesat e një pushteti të korruptuar në rënkimet e fundit. Kosova meriton më shumë. Kosova meriton më mirë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit