back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaSportCilat janë ushtrimet që e kanë zgjatur karrierën e 40-vjeçarit Luka Modriç?

Cilat janë ushtrimet që e kanë zgjatur karrierën e 40-vjeçarit Luka Modriç?

Të ngjajshme

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë euro në Prishtinë

Zyrtarët doganorë në Doganën e Kosovës kanë zbuluar mallra...

Prokuroria Speciale inicion rast penal për kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa Osmani

Prokuroria Speciale ka iniciuar rast lidhur me kërcënimet ndaj...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro në tokë dhe i dorëzon në polici

Një rast i ndershmërisë qytetare ka ndodhur gjatë ditës...

Pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer në derbin e Milanos, lind sërish pyetja: cili është sekreti i “rinisë së dytë” të Luka Modriç?

Në moshën 40-vjeçare, mesfushori kroat vazhdon të vrapojë gjatë gjithë ndeshjes, të bëjë presion dhe ta drejtojë lojën si pak futbollistë të tjerë.

Një jetëgjatësi që nuk është rastësi, por rezultat i një pune të saktë të ndërtuar ndër vite, shkruan “Gazeta Express”.

Pas këtij suksesi qëndron edhe profesori kroat Vlatko Vučetić, përgatitës fizik i njohur si “profesori i shiritave elastikë”.

Marrëdhënia mes tij dhe Modriç nisi më shumë se dhjetë vjet më parë, kur futbollisti e vizitoi qendrën diagnostike sportive të Fakultetit të Kinesiologjisë në Zagreb, që drejtohej nga Vučetić.

Në atë kohë, ish-futbollisti i Tottenhamit dhe Real Madridit e kishte një problem të qartë: arrinte të luante me intensitet të lartë vetëm për rreth 65 minuta.

Sot, në moshën 40-vjeçare, ai vazhdon të vrapojë për 90 minuta dhe edhe gjatë minutave shtesë, një ndryshim që lidhet drejtpërdrejt me programin e ri të përgatitjes fizike.

Thelbi i metodës është i ashtuquajturi “micro-dosing” i stërvitjes: doza të vogla ushtrimesh të shpërndara gjatë gjithë ditës, shpesh duke përdorur shirita elastikë.

Programi ndahet në disa momente: një pjesë në mëngjes, një para stërvitjes, një pas stërvitjes dhe ndonjëherë edhe në mbrëmje.

Rreth 80% e punës bëhet pikërisht me shiritat elastikë, që përmirësojnë forcën, elasticitetin dhe parandalojnë dëmtimet.

Kjo rutinë është bërë pjesë e përditshme e jetës së Modriç dhe ndiqet pothuajse çdo ditë të vitit.

Kur e filloi këtë metodë, kroati e kishte një synim të qartë: të luante deri në moshën 36 vjeçare.

Sot ai është 40 dhe vazhdon të jetë protagonist në nivelet më të larta.

Sekreti, sipas përgatitësit të tij, është pikërisht përgatitja parandaluese e përditshme: sa kohë që lojtari vazhdon të punojë me përkushtim dhe motivim, ai mund të mbetet konkurrues edhe në moshë shumë të avancuar për futbollin profesionist. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz