back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDeklarohet familja e ish-ministrit të arrestuar për korrupsion: Çështja e pronës private...

Deklarohet familja e ish-ministrit të arrestuar për korrupsion: Çështja e pronës private ka pasur procedurë standarde ligjore kompensimi!

Të ngjajshme

“1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është...

​Portugalia dhe Ukraina bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve nënujorë

Portugalia dhe Ukraina nënshkruan sot një marrëveshje për prodhimin...

Pas rrugëtimit frymëzues, Dreshaj bëhet specializanti më i ri gastroentrologjisë me hepatologji

Gramos Dreshaj është specializanti më i ri i gastroentrologjisë...

“Ja u…” – Arrestohet militanti i VV-së, i trimëruar kërcënoj gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lajmëruar se V.H...

Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Spursave, ishte me dy lojtarë më shumë në fushë

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të vështirë...
- Advertisement -

Familja e ish-ministrit Fadil Ismajli, i arrestuar ditë më parë në një rast anti-korrupsion, ka reaguar përmes avokatëve Mehmet Berisha dhe Rafet Ferizi.

Në letrën e familjes, dërguar klankosovës, thuhet se ish-ministri Ismajli ka pasur një pronë personale familjare, e cila është shpronësuar në vitin 2014 për ndërtimin e autostradës.

Për këtë shpronësim, familja thotë se ai ka pranuar mjetet e kompensimit në mënyrë të rregullt dhe ligjore.

Ndërkaq, më tej në letër theksohet se në vitet 2022–2023, me kërkesë të avokates së tij, Fadil Ismajli ka dhënë autorizim për të iniciuar procedurën për kompensimin e pjesës së mbetur të parcelës, konkretisht 9.63 ari, e cila thuhet se është dëmtuar nga shpronësimi dhe ka mbetur jashtë përdorimit.

“Kërkesa për kompensimin e pjesës së mbetur ka bazë të qartë ligjore dhe raste të tilla janë të shumta në gjykatat e Kosovës. Z. Ismajli është përfitues në të njëjtën mënyrë si qytetarët e tjerë që kanë kaluar nëpër procedura identike, gjë që është lehtësisht e verifikueshme dhe e mbështetur me prova konkrete”.

“Si rezultat i kësaj procedure, ai ka pranuar mjetet e kompensimit në muajin dhjetor 2025, në mënyrë të ligjshme, përmes Thesarit të Kosovës dhe në bazë të një vendimi gjyqësor”, thuhet mes tjerash në letrën e familjes.

Familja më tej thotë se Fadil Ismajli “nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me personat e tjerë të dyshuar në këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë kontakt apo bashkëpunim me ta”.

“Duke u bazuar në faktin se z. Ismajli rezulton të jetë i vetmi i kompensuar në këtë proces që ka pasur funksione të larta publike, trajtimi i kësaj çështjeje në këtë formë krijon përshtypjen e një qasjeje selektive, e cila më shumë i ngjan një fushate të pabazuar sesa një vlerësimi objektiv të fakteve”.

“Po ashtu, ritheksojmë se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me funksionin e z. Fadil Ismajli si ministër apo me ndonjë post tjetër publik që ai ka ushtruar, por ka të bëjë ekskluzivisht me një pronë personale familjare dhe një procedurë standarde ligjore kompensimi”, u tha ndër të tjera në këtë letër, të cilën të plotë mund ta gjeni më poshtë.

Deklaratë për media

Fadil Ismajli ka pasur një pronë personale familjare, e cila është shpronësuar në vitin 2014 për ndërtimin e autostradës. Për këtë shpronësim ai ka pranuar mjetet e kompensimit në mënyrë të rregullt dhe ligjore, njësoj si qindra qytetarë të tjerë të prekur nga i njëjti proces.

Në vitet 2022–2023, me kërkesë të avokates së tij, z. Ismajli ka dhënë autorizim për të iniciuar procedurën për kompensimin e pjesës së mbetur të parcelës, konkretisht 9.63 ari, e cila është dëmtuar nga shpronësimi dhe ka mbetur jashtë përdorimit. Kjo pjesë e tokës është e papërdorshme dhe praktikisht pa vlerë për shkak të pozicionit dhe pamundësisë për shfrytëzim.

Kërkesa për kompensimin e pjesës së mbetur ka bazë të qartë ligjore dhe raste të tilla janë të shumta në gjykatat e Kosovës. Z. Ismajli është përfitues në të njëjtën mënyrë si qytetarët e tjerë që kanë kaluar nëpër procedura identike, gjë që është lehtësisht e verifikueshme dhe e mbështetur me prova konkrete.

Si rezultat i kësaj procedure, ai ka pranuar mjetet e kompensimit në muajin dhjetor 2025, në mënyrë të ligjshme, përmes Thesarit të Kosovës dhe në bazë të një vendimi gjyqësor.

Çështja e vlerësimit të ligjshmërisë së vendimmarrjes gjyqësore i takon institucioneve kompetente dhe në asnjë rrethanë nuk mund të përdoret për të implikuar përfituesin. Z. Ismajli ka vepruar në mirëbesim dhe ka ndjekur rrugën ligjore, përfshirë pagesën e shpenzimeve për përfaqësimin ligjor.

Po ashtu, z. Ismajli nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me personat e tjerë të dyshuar në këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë kontakt apo bashkëpunim me ta.

Duke u bazuar në faktin se z. Ismajli rezulton të jetë i vetmi i kompensuar në këtë proces që ka pasur funksione të larta publike, trajtimi i kësaj çështjeje në këtë formë krijon përshtypjen e një qasjeje selektive, e cila më shumë i ngjan një fushate të pabazuar sesa një vlerësimi objektiv të fakteve.

Po ashtu, ritheksojmë se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me funksionin e z. Fadil Ismajli si ministër apo me ndonjë post tjetër publik që ai ka ushtruar, por ka të bëjë ekskluzivisht me një pronë personale familjare dhe një procedurë standarde ligjore kompensimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz