Dega e PDK-së në Dragash nominon, Shaban Shabanin në garën për të parin e qytetit
dp

Lexo edheJose Mourinho e ‘zgjedh’ fituesin e tij të Topit të Artë, nuk është as Dembele e as Yamal

Sot, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt, ku u diskutua për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahet me 12 tetor.
Sipas njoftimit në rrjetin social në Facebook, strukturat e degës së PDK-së që të nominojnë Shaban Shabanin si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.
Postimi i plotë:
Sot, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt, ku u diskutua për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale që na presin.

Lexo edheJose Mourinho e ‘zgjedh’ fituesin e tij të Topit të Artë, nuk është as Dembele e as Yamal
Me unanimitet të plotë, strukturat e degës vendosën që të nominojnë z. Shaban Shabanin si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.
Ky vendim është rezultat i besimit dhe vlerësimit të lartë që z. Shabani gëzon brenda partisë dhe në mesin e qytetarëve, për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të interesave të komunës sonë./Indeksonline/