back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDefekt teknik në rrjetin e ujit në Istog, Komuna: Gjendja nën kontroll

Defekt teknik në rrjetin e ujit në Istog, Komuna: Gjendja nën kontroll

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik si pasojë e një rrjedhjeje të klorit nga një gyp i dëmtuar. Autoritetet komunale kanë reaguar me shpejtësi dhe njoftojnë se situata është tashmë plotësisht nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Istogut, defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet kompetente. Uji i pijshëm nga burimi i Istogut është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa furnizimi me ujë po vazhdon normalisht.

“Në vendngjarje ka qëndruar edhe drejtori i Emergjencave, z. Xhevat Demaj, i cili ka mbikëqyrur nga afër menaxhimin e situatës dhe ka konfirmuar se nuk ka rrezik për shëndetin publik”, thuhet në njoftim.

Komuna e Istogut, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit, për të siguruar standardet më të larta të sigurisë për qytetarët./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz