Mbrëmja e sotme ka qenë tepër “e nxehtë” sa i përket debatit politik në televizion. Në bazë të llogaritjeve të Telematrix, audiencën më të madhe e ka patur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në studion e emisionit “Opinion”.
Siç duket në grafikun e mëposhtëm, Basha ka “thithur” më shumë audiencë duke shfaqur më tepër interes se sa Kryeministri Edi Rama që ishte i ftuar në studion e “Top Story”.
Basha dominoi shikueshmërinë e programeve me më shumë se 25% Share krahasuar me Ramën i cili arriti 14% Share.
Rezultatet e debatit të mbrëmjes tregojnë se ka një humbje të interesit për të ndjekur argumentet e Kryeministrit të vendit.
Po kështu, me interes është ndjekur edhe kryeparlamentari Ilir Meta i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit në News24, si dhe deputeti Ben Blushi i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News.