Belgu shpërthen në fund të sezonit të tij të parë me “të kaltrit”: “Trajneri ka një ide futbolli krejt ndryshe nga e imja, tepër defensive. Për të qëndruar, dua garanci për stilin e lojës”.
Nuk është aspak një përshëndetje e përzemërt, e as një deklaratë thjesht sa për kortesi. Përkundrazi. Kevin De Bruyne ka folur hapur dhe pa doreza kundër ish-trajnerit të tij tashmë, Antonio Conte.
Për mediat belge (konkretisht për portalin nieuwsblad.be), ish-asi i Manchester City-t nuk duket aspak i kënaqur nga viti i tij i parë te Napoli.
“A jam i lumtur që po largohet? Po, për mendimin tim ai nuk duhej të qëndronte fare. Këtë vit kuptova se sa i rëndësishëm është për mua lloji i futbollit që luan një skuadër. Loja duhet të jetë edhe argëtuese, dhe ky aspekt më ka munguar paksa. Vitin e kaluar më bënë disa premtime për stilin e lojës, të cilat nuk u mbajtën, dhe ky është një mëkat i vërtetë”.
Një zhgënjim që mund të peshojë shumë edhe mbi të ardhmen e belgut: “Kam edhe një vit kontratë, por fillimisht dua të flas me klubin: shumë gjëra do të varen nga lloji i strategjisë që do të përzgjidhet”.