Daut Haradinaj: Sigurimi shëndetësor i domosdoshëm, t’u hiqet qytetarëve barra e kostove të papërballueshme
dp

Lexo edheKatër të plagosur në St. Gallen , arrestohet një shtetas i Serbisë pa adresë fikse në Zvicër

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, edhe pse i vonuar, është tepër i nevojshëm për qytetarët.
Ai theksoi se për shumë vjet qytetarët janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse në spitalet e rajonit për trajtime shëndetësore, duke u përballur me barrë financiare të papërballueshme për familjet e tyre.
Haradinaj theksoi se Aleanca e mbështet këtë projektligj, me kusht që ai të garantojë mbrojtje reale për qytetarët nga këto kosto të rënda dhe të sigurojë që kujdesi shëndetësor të mos mbetet barrë financiare për ta.

Lexo edheKatër të plagosur në St. Gallen , arrestohet një shtetas i Serbisë pa adresë fikse në Zvicër