Dardan Molliqaj: Fitore për Kosovën, opozita mos të bëjë koalicion me Vetëvendosjen
dp

Lexo edheBlerim Latifi: Ky rezultat s’ia përmbushi pritjet asnjërës parti, ka mundësi që shkojmë në zgjedhje të reja

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur se sot është një fitore për Kosovën dhe që opozita nuk duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen.
Molliqaj, përmes një postimi në facebook tha se 40% nuk është dështim, por është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike.
Ndërsa, theksoi se e kundërshtonë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet.

Lexo edheBlerim Latifi: Ky rezultat s’ia përmbushi pritjet asnjërës parti, ka mundësi që shkojmë në zgjedhje të reja
“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Molliqaj./Indeksonline/