Kanë dalë pamjet e rënda të aksidentit tragjik që ndodhi këtë të enjte në autostradën Tiranë- Durrës, ku një grua e re, nënë e dy fëmijëve, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makinë fuoristradë.
Nga fotot duket se makina është dëmtuar aq shumë saqë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të lënduarit nga makina si dhe 31 vjeçaren e cila fatkeqësisht humbi jetën.
Në makinë me shtetasen M. Daci ishte e motra dhe dy fëmijët, 9 dhe 7 vjeçarë. Fatmirësisht këta të fundit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe mesa mësohet, janë jashtë rrezikut për jetën. Makina me të cilën u përplasën dy motrat dhe fëmijët drejtohej nga një shtetas francez, i cili ndodhej me të fejuarën e tij në makinë.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:
“Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi J.O., 34 vjeç , banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./EXPRESS
KUJDES, PAMJE TE RENDA

