Dalin pamje të reja nga shpërthimi në Bejrut
BILLI

Lexo edheInfektologu Tolaj: Javën tjetër mund të kemi një valë më të madhe të të prekurve me koronavirus

Dy shpërthime të fuqishme, shkaku i së cilave ende nuk dihet, kanë goditur mbrëmë kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.
Nga këto dy shpërthime të fuqishme, kanë mbetur të vdekur së paku 78 persona dhe mbi 2500 të tjerë janë plagosur.
Shpërthimet e djeshme janë krahasuar me ato në Hiroshima dhe Nagasaki, derisa pamjet nga Bejruti janë apokaliptike.

Lexo edheInfektologu Tolaj: Javën tjetër mund të kemi një valë më të madhe të të prekurve me koronavirus
Momenti i shpërthimit është kapur nga disa kënde të ndryshme, por një video e paparë deri më tani është publikuar nga korrespodenti, Ragıp Soylu.
Në këtë video shihet momenti i dy shpërthimeve të njëpasnjëshme që goditën dje Bejrutin.