Dalin emrat dhe pamjet/ vrau gruan me thikë dhe më pas hedhet nga kati i katërt
03

Lexo edheTronditet Librazhdi/ Burri masakron gruan me thikë e më pas hidhet në kati i katërt i pallatit (VIDEO)

Qyteti i Librazhdit është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një krim makabër në familje, ku një 53-vjeçar ka masakruar me thikë për vdekje gruan e tij.
Mësohet se dy viktimat janë Daut dhe Lule Gjokola.
49-vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, dhe më pas është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, e për pasojë ka ndërruar jetë edhe ai vetë.
Lule Gjokola pavarësisht se u dërgua në spital dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Lexo edheTronditet Librazhdi/ Burri masakron gruan me thikë e më pas hidhet në kati i katërt i pallatit (VIDEO)
Mësohet se çifti ka pasur dy fëmijë të cilët nuk ndodheshin në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Forca të shumta policore si dhe ambulanca me staf mjekësor mbërritën në vendngjarje, ndërsa mësohet se burri pas rënies nga kati i katërt i pallatit, ka ndërruar jetë në vend.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat përfundimtare të këtij krimi të rëndë në familje, ku bilanci ka qenë vdekja e një çifti bashkëshortësh, ndërsa grupi hetimor po merret me grumbullimin e informacioneve për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen.
