BallinaLajmeDalin detaje të reja: Të shtëna me armë ndërmjet policisë dhe grabitësve...

Dalin detaje të reja: Të shtëna me armë ndërmjet policisë dhe grabitësve në Shtime

Të ngjajshme

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot,...

Të shtëna me armë ka pasur mes policisë dhe hajdutëve sot në Shtime, pasi që këta të fundit grabitën një bankë në këtë vend, shkruan Gazeta Metro.

Sipas policisë në një bankë kanë hyrë katër persona të armatusur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.

Policia përmes një komunikate për media ka konfirmuar se me këtë rast ka pasur edhe shkrepje armë në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë, por nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz