Shefat e kazinove gjejnë zgjidhje për bizneset e tyre: I hapin në kufi me Maqedoninë e Veriut
BILLI

Lexo edheVeseli: Uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës

Në Kosovë i ndaluan me ligj, e për këtë arsye, shefat e kazinove po i hapin ato në kufi me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që t’i kenë sa më afër, shkruan Gazeta Metro.
Më 26 mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, gjë që solli reagime të ashpra nga ata që merren me këtë biznes.
Por përtej gjithë këtyre, siç duke është gjetur një zgjidhje tjetër.
Afër kufirit të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, janë hapur disa kazino. Metro merr vesh se aparaturat madje, janë tranportuar nga Kosova.

Lexo edheVeseli: Uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës
Në një foto të sigurar nga redaksia jonë, mund të shihet që janë vendosur edhe reklama të kazinove.
Kujtojmë që vendimi i Qeverisë ka ardhur pas rasteve të fundit të vrasjeve që kanë ndodhur në kazino, fillimisht në Suharekë dhe më pas në Lipjan./gazetametro.net