Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ndërsa ka folur për raportet e Adem Jasharit me bashkëluftëtarë të ndryshëm, ka treguar se si komandanti legjendar nuk ka pasur raporte të mira edhe me presidentin aktual, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Ademi nuk ka komunikuar gjashtë vitet e fundit të jetës së tij me Thaçin.
“Nëse Thaçi e Jashari janë njohur një ditë, kanë qenë njohje të kohës më të hershme. Për rreth 6 vite të fundit të jetës së Adem Jashari nuk ka komunikuar me njëri-tjetrin. Për rreth faktit se dy njerëz e kanë pasur aktivitet të përbashkët, atëherë mendoj që ky është argument se kush ka qenë relacioni, në 6 vitet e fundit Adem Jashari nuk ka komentuar me Hashimin, dhe ndonjë tjetër eventualisht. E kam ditë këtë ngjarje dhe kurrë s’kam tentuar të përfitojë në relacionin jo të mirë të dikujt”, ka deklaruar Selimi në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë më tej se heshtja i ka kushtaur për një kohë të caktuar. /Reporteri.net/.