back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeDaçiq: Serbia do ta njohë Kosovën kur derrat të fluturojnë

Daçiq: Serbia do ta njohë Kosovën kur derrat të fluturojnë

Të ngjajshme

Aferdita Dreshaj shfaqet në bikine, ‘digjet’ interneti

Modelja dhe këngëtarja e njohur Aferdita Dreshaj ka ndezur...

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë, dita e dytë me radhë

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar...

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do ta njohë Kosovën si të pavarur dhe do të lejojë që të ketë  karrigen në Kombet e Bashkuara vetëm kur derrat të fillojnë të fluturojnë.

Daçiq gjithashtu theksoi se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë mesazhe të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin në baza ditore, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se Hashim Thaçi është në sulm nga të gjitha anët dhe i duhet të thotë diçka, duke komentuar deklaratat e këtij të fundit lidhur me bashkimin e Kosovës me Preshevën.

“Ata nuk dëshirojnë të flasin për korrigjimin e kufirit, por ata duan Preshevë dhe Bujanoc dy komuna në pjesën qendrore të Serbisë jugore, janë shumë të mençur dhe ju e dini kur do të ndodhë, kur Kosova të bëhet pjesë e OKB,  kur do t’i njohim si shtet, kur derrat fluturojnë “, u tha Daçiç gazetarëve gjatë vizitës në ambasadën e Greqisë në Beograd.

Ndër tjerash ai shtoi se pala serbe  ka bërë disa  propozime, siç është korrigjimi i kufijve por përsëri kosovarët janë kundër kësaj gjëje dhe se nuk kanë qfarë propozimi tjetër  japin, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz