Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se mundësia që Serbia ta njohë Kosovën dhe të pranojë që ta ketë një ulëse në OKB, ‘as që vjen në shprehje’.
Duke folur për televizionin Pink, Daçiq ka thënë se Serbia ‘do të bëjë përpjekje që ta gjejë një zgjidhje të pranueshme për Kosovën”, shkruan Periskopi.
“Nuk është në interesin tonë që të trazaojme situatën aktuale, shto këtu edhe faktin që kemi marrëveshjen paqësore të Brukselit që duhet ta implemtnojmë’, ka thënë Daçiq.
Ai u ka bërë thirrje vendeve të komunitetit ndërkombëtar që ta tregojnë nëse e ‘duan Serbinë si partner apo si një peng me marrëdhënie jo të mira’.
Ai ka thënë se më 20 prill do të shohin ‘nëse Prishtina do të jetë e gatshme të marrë përsipër obligimet nga marrëveshja e Brukselit edhe kur është fjala për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe’.
“Nëse kjo nuk ndodhë atëherë Serbia do të shohë se si do të veprojë më tutje’, ka thënë Daçiq shkruan Periskopi.
Ai e ka përshkruar si ‘të papranueshme dhe mosrespektuese’ mënyrën se si u arrestua Marko Gjuriq javën e kaluar në Kosovë.
“Mendoj se Pablo Escobarin do ta trajtonin më mirë nëse do ta arrestonin. Gjuriq nuk është një kriminel dhe nuk është një person i cili shkel ligjin, por kjo ka ndodhur për arsye politike dhe është dashur të bëhet ndryshe’, ka thën Daçiq.