Kryetari i Listës Serbe e kishte ftuar Ushtrinë e Serbisë në Kosovë

Mediet serbe vazhdojnë të merren me ngjarjet e të hënës së kaluar në Mitrovicë kur nga njësit speciale të Policisë së Kosovës u arrestua Marko Gjuriq.
Duke komentuar rreth këtyre zhvillimeve, gazeta “politika”, zbulon se kërkesën për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë e kishte bërë prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, transmeton Koha.net.
Siç shkruan kjo gazetë, Rakiq e kishte ftuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta dërgonte ushtrinë në Kosovë.
“Ne do të vetorganizohemi, por na ndihmoni, presim përkrahjen dhe mbrojtjen tuaj”, citon “politika” të kishte thënë Rakiq.

Lexo edheVjen një paralajmërim nga AKR-ja për qeverinë Haradinaj
Beogradi nuk e kishte dërguar ushtrinë, por po në atë mbrëmje e kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ndërsa Vuçiq duke iu drejtuar kombit, arrestimin e Gjuriqit e kishte quajtur “banditizëm të pastër” të përkrahur nga disa vende.
Tri ditë pas ngjarjeve në Mitrovicë, Ushtria e Serbisë ka mbajtur stërvitjet “Sadejstvo 2018”. Stërvitjet në botë dhe në Kosovë u cilësuan demonstrim i fuqisë ushtarake të Beogradit.














