Coutinho dhe Arthur i hapin derën e rikthimit në Barcelonë Neymarit
dp

Lexo edheFederer shkruan historinë përsëri, e fiton titullin e 10 në Halle

Neymar nuk është në gjendje t’iu ndihmojë Coutinhos dhe Arthurit në përpjekjet e Brazilit për ta fituar Kupën e Amerikës këtë muaj në Brazil, megjithatë, dyshja e dëshiron rikthimin e Neymarit në Spanjë, transmeton Gazeta Express.
Ata folën pas fitores së Brazilit 5:0 kundër Perusë në Kupën e Amerikës për kthimin e Neymarit në Barcelonë, nga ku u largua më 2017 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainin.
“Natyrisht se do të doja (që ai të kthehej). Ai është lojtar i madh. Këtë nuk e dëshiroj vetëm unë por të gjithë”, tha Arthur.

Lexo edheFederer shkruan historinë përsëri, e fiton titullin e 10 në Halle
Edhe Coutinho u pajtua me komentet e Arthurit.
“Të luash me Neymarin është e jashtëzakonshme. Ai është shumë yll. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por të luaj më të është kënaqësi e madhe”, tha Coutinho. /Gazeta Express/