back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportCorinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë episode dashurie dhe urrejtje, por ka diçka që nuk mund të kontestohet; impenjimi i holandezit me klubin brazilian.

Pak çaste pas triumfit në Kupën e Brazilit, Depay foli për mediat në vendin amerikanolatin dhe përfitoi nga rasti për të shigjetuar drejtuesit e klubit.

Depay që shënoi golin e fitores në finale duke i dhuruar Corinthians titullin e dytë sezonal, kërkoi me forcë një menaxhim më të mirë të klubit duke pohuar se bordi drejtues duhet të zgjohet duke kërkuar largimin e përgjegjësve. Me një karrierë në klube si manchester United apo Atletico Madrid e Barcelona, Depay  nuk e fshehu afeksionin për Corinthians dhe tifozët e tij duke sulmuar drejtpërdrejt drejtuesit për mënyrën e administrimit sportiv të klubit

‘Tifozët më duan dhe unë i dua, luftoj për ta. Ata meritojnë gjithçka-tha Depay-drejtuesit duhet të zgjohen, e di shumë mirë për cfarë po flas, po kështu edhe ata. Kush dëshiron të shkatërrojë Corinthians, të largohet. Ky klub ka nevojë për strukturë, erdha këtu për këtë, por kam nevojë për ndihmë’

Po kështu, Depay foli për problemet financiare që po kalon në këtë moment klubi nga Sao Paulo duke marrë vetë përsipër përgjegjësinë për daljen nga kjo situatë. ‘Shpresoj të mund të fitoj më shumë trofe me këtë skuadër për të nxjerrë klubin nga kjo situatë-shtoi Depay-por që kjo të realizohet duhet të ndodhë dicka’

Përsa i përket të ardhmes së tij, holandezi e tha qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga Corinthians.

‘Flitet shumë, gënjejnë për mua, për pagën time. Duan që tifozët të më urrejnë që unë të largohem-tha Depay.

Problemet të cilave iu referohet futbollisti i përfaqësueses holandeze, kanë shoqëruar Corinthians gjatë gjithë sezonit dhe këtu përmendum denoncimet në polici, shkarkimin e një presidentin dhe një proces gjyqësor ndaj drejtuesve aktualë dhe të së kaluarës.

Si rezultat i të gjitha këtyre skandaleve larg fushës së futbollit erdhi një kolaps institucional. Skandali më i madh ishte ai për tratativat me kompaninë Vai de Bet. Një strategji biznesi që premtonte marrëveshjen më të madhe të sponsorizimit në historinë e futbollit brazilian por që rezultoi në një cështje pastrimi parash nga ana e disa ish drejtuesve të klubit duke përfshirë këtu dhe Augusto Melo të cilët tani janë të pandehur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz