Como po mahnit Europën me projektin e tij, nga 750 mijë euro në 30 milionë
dp

Lexo edhePresidenti i Atleticos e adreson situatën e Alvarezit: Ndeshje e veçantë për të

Como po dëshmon se suksesi në futboll nuk kërkon domosdoshmërisht shpenzime marramendëse.
Klubi italian, pas fitores historike ndaj Lens, po tërheq vëmendjen edhe për mënyrën se si ka ndërtuar skuadrën.
Rasti më mbresëlënës është Lucas Da Cunha, i cili u transferua për vetëm 750 mijë euro, ndërsa sot vlerësohet rreth 30 milionë euro.
Edhe Jacopo Ramon ka pësuar rritje të jashtëzakonshme, nga 2 në 45 milionë euro.
Lexo edhePresidenti i Atleticos e adreson situatën e Alvarezit: Ndeshje e veçantë për të
Në listë spikat edhe Nico Paz, vlera e të cilit ka arritur në 80 milionë euro, si dhe Martin Baturina, që tashmë vlerësohet 55 milionë euro. Massimo Perrone ka kaluar nga 13 në 35 milionë euro.
Këto shifra dëshmojnë strategjinë e zgjuar të Comos, që ka investuar te futbollistët me potencial dhe ka arritur t’i kthejë në asete të mëdha.
Klubi italian po tregon se një projekt i suksesshëm ndërtohet jo vetëm me para, por edhe me vizion. /IndeksOnlime/