Në një koncert emocionues në Nashville, grupi britanik “Coldplay” i kushtoi një performancë të veçantë legjendës së rock-ut Ozzy Osbourne, i cili ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Gjatë mbrëmjes në stadiumin Nissan, Coldplay interpretoi një version të baladës “Changes” në nder të Osbourne. Para performancës, vokalisti Chris Martin tha para publikut:
“Ne do të donim t’ia kushtonim të gjithë koncertin gjenialitetit, talentit dhe karakterit të jashtëzakonshëm të Ozzy Osbourne. I dërgojmë dashuri familjes së tij.”
Soundcheck: Changes (Black Sabbath Cover Tribute to Ozzy Osbourne) 🖤 #ColdplayNashville 🇺🇸
🎥 @AHFOD22
🛒 Order MOON MUSiC Now: https://t.co/ddCwc57y06
🌙 Stream Now: https://t.co/YKHl9P8xmY
📲 Follow Us: https://t.co/agamsHMAEn pic.twitter.com/q6WxNyuCIq— Coldplay Philippines (@ColdplayPHL) July 23, 2025
Pas përfundimit të këngës, Martin shtoi: “Ozzy, të duam, kudo që të shkosh.”
Pamje nga koncerti u shpërndanë gjerësisht nga fansat në rrjetin social Twitter, duke e kthyer momentin në një kujtim të paharrueshëm për ndjekësit e muzikës së Osbourne.
Artistë të tjerë gjithashtu shprehën dhimbjen e tyre. Këngëtari britanik Youngblud ndau një mesazh prekës, duke kujtuar takimin e fundit me Osbourne:
“Nuk mendoja se do të largoheshe kaq shpejt. Herën e fundit që u takuam ishe kaq plot jetë. Kryqi yt rreth qafës sime është gjëja më e çmuar që kam.”
Ai shtoi se Osbourne do të jetë gjithmonë pjesë e muzikës së tij: “Do të jesh në çdo notë që këndoj dhe pranë meje sa herë që ngjitem në skenë.”
Youngblud përfundoi me fjalë mirënjohjeje: “Dikur më pyete nëse kishte ndonjë gjë që mund të bëje për mua. Siç të thashë atëherë dhe po e them sërish tani – për të gjithë ne, muzika jote ishte e mjaftueshme. Ti ishe më i madhi i të gjitha kohërave.”
Ndërkohë, familja e Osbourne konfirmoi lajmin për ndarjen nga jeta të artistit përmes një deklarate për People:
“Me më shumë dhimbje sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy ynë i dashur ka ndërruar jetë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë.”