BallinaLajmeVrasja e policit: Kushëriri i Kamer Metajt ankohet se u rrah nga...

Vrasja e policit: Kushëriri i Kamer Metajt ankohet se u rrah nga policia

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Pak orë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Gjykatën e Pejës mbrojtësi i Ylber Metajt është ankuar se klienti i tij është rrahur nga policia.

Ylber Metaj ishte arrestuar mbrëmë nën dyshimin se kishte ndihmuar Kamer Metajn në kryerjen e grabitjes në bankën e Istogut gjatë të cilës Metaj qëlloi për vdekje policin Izet Demaj.

Mbrojtësi i Ujkan Metajt, njërit nga të dyshuarit për ndihmë në grabitjen e mbrëmshme në Istog, avokati Arben Kelmendi tha se klienti i tij është rrahur dhe keqtrajtuar nga policia.

“Gjatë konsultimit me të mbrojturin tim dhe gjatë seancës dëgjimore, klienti im ka theksuar që është rrahur nga policia dhe keqtrajtuar nga policia, pas këtyre fjalëve unë e kam udhëzuar me kërku ndihmë mjekësore në qendrën e emergjencës në Pejë, pasi këmbën e djathtë nuk mund ta lëshonte në tokë”, tha avokati Arben Kelmendi.

Ylber Metaj, dhe Ujkan Metaj, janë arrestuar mbrëmë nga Policia, për dyshimet se e kanë ndihmuar Kamer Metajn në kryerjen e grabitjes së bankës NLB, në qendër të Istogut.

Ata dyshohet se me qëllim të vjedhjes grabitqare me makinën e tani të ndjerit e kanë sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, pranë bankës së NLB-së, me ç’rast i pandehuri kishte dalë nga vetura dhe ishte drejtuar për në bankë, ndërsa me të filluar ballafaqimi me policinë dy të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Gjatë përleshjes me armë në mes të grabitësit Kamer Metaj dhe policisë, u qëllua për vdekje polici Izet Demaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz