Çmenden tifozët e Liverpoolit, i vërshojnë rrjetet sociale duke i kërkuar klubit ta blejë Shaqirin (FOTO)

Anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është bërë synimi numër një i transferimeve për adhuruesit e Liverpoolit, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër Serbisë të premten mbrëma.
Adhuruesit e Liverpoolit i kanë kërkuar gjigantit anglez ta blejë Xherdan Shaqirin pasi shqiptari nga Kosova shënoi golin e fitores për Zvicrën kundër Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Stoke City shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë duke e marrë topin pothuajse nga mesi i fushës para se të shënonte nga rreth gjashtë metra largësi ndaj portës.

Lexo edheVuçiq u kishte dhënë urdhër serbëve që ‘patjetër ta mposhtin bindshëm Zvicrën’
Ka kohë që raportohet se Shaqiri mund të kalojë në Liverpool gjatë kësaj vere, por dukej sikur “Të kuqtë” e kanë zgjedhur Nabir Fekirin e Lyon para tij.
26-vjeçari ka klauzolë lirimi në vlerë 12 milionë funte, e cila është efektive tani pasi Stoke ka rënë nga Premierliga, dhe pas kësaj nate magjike të tij, adhuruesit e Liverpoolit dëshpërimisht duan që klubi ta aktivizojë klauzolën e tij. /Gazeta Express/



























