BallinaLajmeClark mund të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Mehaj e...

Clark mund të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Mehaj e konsideron nder të madh

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Sigurinë e Kosovës dhe të popullit të saj dëshiron ta ketë sërish shqetësim të tij ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark.

Ai i është ofruar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si këshilltar për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike. Këtë ofertë të Clark e konsideroi nder të veçantë ministri Mehaj, i cili i bëri ftesë për vizitë në Kosovë dhe që kërkesa e tij u pranua me kënaqësi.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj, raporton KK.
Mehaj në bisedën që pati me të i tha se ai për Kosovën është një hero kombi.

Clark komandoi operacionin e forcave aleate në luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si komandant suprem i NATO-s për Europë nga viti 1997 deri në vitin 2000.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz