back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaSportCity në 1/8 kundër Realit, trajneri spanjoll kërkon rishikim rregullash

City në 1/8 kundër Realit, trajneri spanjoll kërkon rishikim rregullash

Të ngjajshme

Hamza: Përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit i takon shumicës parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot...

“I madhi” Yamal, shënon hattrickun e tij të parë me Barçën

Lamine Yamal ka arritur një gjë historike në karrierën...

11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të...

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Netanyahu telefonon Trumpin

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka postuar një...

Netanyahu bisedon në telefon me Trumpin, pranë tij libri “Aleatët në Luftë”

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar në...

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vënë në pikëpyetje formatin e ri të Ligës së Kampionëve pasi skuadra e tij u shortua sërish kundër Real Madrid në fazën e 1/8 së finales, vetëm pak muaj pasi u përballën në fazën e ligës.

Guardiola e cilësoi situatën si “paksa të çuditshme”, duke theksuar se formati i zgjeruar nuk i pengon ekipet që janë ndeshur në fazën fillestare të takohen sërish menjëherë në raundin e parë me eliminim direkt. City dhe Reali janë përballur në pesë sezone radhazi në kompeticion, ndërsa këtë herë do të takohen sërish vetëm dy muaj pas fitores së “Citizens” në “Santiago Bernabéu”.

Tekniku spanjoll sugjeroi se UEFA mund të shqyrtojë ndryshime për të shmangur përballje të tilla kaq të shpeshta, por shtoi se ekipet duhet të përshtaten me kalendarin e ngarkuar. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se City është në anën më të lehtë të shortit, duke theksuar se në këtë fazë çdo kundërshtar është i fortë dhe se për të fituar trofeun duhet të mposhtësh më të mirët. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz