BallinaLajmeÇitaku vërshohet nga komente fyese: Fushatë linçuese, gjuhë e instaluar nga Lëvizja...

Çitaku vërshohet nga komente fyese: Fushatë linçuese, gjuhë e instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje

Të ngjajshme

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Fantastike, Hadergjonaj në formacionin e vitit në Turqi

Florent Hadergjonaj është shpërblyer pas paraqitjeve fantastike që kishte...

72 vjeç por duket si 32, John Travolta i shokon të gjithë me pamjen e tij

Aktori i njohur, John Travolta, ka shokuar të gjithë...

Aksidenti në Dobrushë: Të lënduarit shtrihen në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e...

Zyrtarja e lartë e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fushatës linçuese që është bërë ndaj saj në një postim të fundit në rrjetin social “Facebook”.

Ajo ka thënë se një fushatë te tillë e ndyrë po bëhet me profile të rreme dhe me origjinale.

“Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Fushatë e ndyrë, linçuese, me profile të rreme e të vërteta.

Sharje, shpifje, gënjeshtra pa kufi.

Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht.

Nuk shqetësohem për vete. Siç thotë populli, më është trashë lëkura.

Por kam frikë se kjo klimë helmuese, që politikën e ka kthyer në moçal shpifjesh, fyerjesh e linçimesh, po i dekurajon vajzat dhe djemtë e rinj të angazhohen në jetën publike.

E kjo është pasoja më e rëndë. Sepse një shoqëri që ua vështërson përfshirjen njerëzve të mirë, ua hap rrugën më të këqijve.

Andaj, sa nuk është bërë tepër vonë, duhet reagim institucional, shoqëror e qytetar.

Mjaft është mjaft.

P.S këto foto janë vetëm për ilustrim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz