Çitaku poston fotografinë e urës së Autostradës ‘Arbën Xhaferi’: Më e madhja dhe më e bukura në Ballkan
BILLI

Lexo edheKthehet prapa ekipi i mjekëve serbë që s’kërkoi leje për të hyrë në Kosovë – Serbia e quan çnjerëzore

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka postuar sot fotografinë e urës së Autostradës “Arbën Xhaferi”, duke e cilësuar atë më të gjatën dhe më të bukurën në Ballkan.
“Me siguri, ura më e madhe në #Ballkan. Definitivisht, më e bukura! Autostrada Arbën Xhaferri, #Kosovo ??”, ka shkruar ambasadorja Çitaku, në Facebook, duke shoqëruar fotografinë e shkrepur nga Arian Mavriqi.
E autori i fotografisë ka thënë se nuk e bëri rastësisht foton urës më të gjatë në Ballkan.

Lexo edheKthehet prapa ekipi i mjekëve serbë që s’kërkoi leje për të hyrë në Kosovë – Serbia e quan çnjerëzore
“Nuk është se shkova rastësisht, por shkova enkas ta realizoj këtë fotografi të pa parë më herët nga kjo përspektivë të Urës më të gjatë në Ballkan ‘Arbër Xhaferi’, ka shkruar Mavriqi.