Çitaku për Kurtin, pas deklaratave në Barcelonë: Sillet si profesor i gjeopolitikës, ndërsa Kosova paguan çmimin
dp

Lexo edheQeveria mban nesër mbledhjen e radhës

Çitaku e cilësoi fjalimin e Kurtit si kontradiktore dhe të shkëputur nga realiteti me të cilin, sipas saj, po përballet vendi. “Sa tragjik aq edhe qesharak. Sepse një njeri që ka lënë vendin pa zgjidhje, pa aleatë të konsoliduar, pa njohje të reja dhe pa drejtim të qartë strategjik, sot sillet si profesor i gjeopolitikës”, shkroi ajo.
Sipas Çitakut, ndërkohë që Kurti flet për gjeopolitikë dhe për rolin e së majtës në zhvillimet ndërkombëtare, Kosova po përballet me pasoja të rënda të qasjes së tij në qeverisje. Ajo tha se vendi “vazhdon të paguajë çmimin e një qasjeje primitive, provinciale dhe ideologjike ndaj botës”, duke e akuzuar ekzekutivin për mungesë vizioni dhe izolim politik.

Lexo edheQeveria mban nesër mbledhjen e radhës