Çitaku për fotografinë e Kurtit në listën me deputetë: Kjo është fytyra reale e VV-së, nuk ka lëvizje e as barazi por kult
dp

Lexo edheKQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Çitaku ka thënë se kjo është fytyra reale e VV, që nuk ka lëvizje, as barazi por kult.
“Një strukturë ku ekziston vetëm një njeri, një zë, një vullnet. Të tjerët janë thjesht numra që rreshtohen, njerëz që binden, figura të zëvendësueshme. Aty nuk ka bashkëpunim, ka nënshtrim”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se në VV, nuk ka mendim kritik por bindje të verbër.
“Identiteti fshihet, personaliteti shtypet, dinjiteti sakrifikohet për t’i shërbyer liderit. Dhe një parti që sundohet si kult, nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/

Lexo edheKQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor
Postimi i plotë i saj: