Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin
dp

Lexo edheRama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Ajo ka thënë se Kurti, refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë, duke e quajtur këtë “arrogancë pushteti”.
Ndërsa për Lushtakun, Çitaku tha se ai ka shkuar në Prokurori dhe se “e respekton shtetin për të cilin ka luftuar”, duke theksuar dallimin mes dy rasteve.
“Vetëm sa për rikujtim, Albin Kurti jo vetëm që refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë, por madje e sfidon publikisht nëse “guxon” t’i shkojë në zyrë për ta intervistuar lidhur me një aferë korruptive multimilionëshe. Nuk është trimëri të mos respektosh Kushtetutën, ligjet dhe Republikën. Kjo nuk është forcë. Është frikë dhe arrogancë pushteti. E Samiu, trimërinë e të cilit nuk e konteston askush, shkoi në Prokurori. Sepse ai e respekton shtetin për të cilin ka luftuar”, shkroi Çitaku.

Lexo edheRama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti