Banorët e fshatit Çirez gjatë ditës së nesërme do të protestojnë para komunës së Skenderajt, për shkak se gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme, ku pritet të vendoset për lokacionin e deponisë së qytetit të Skenderajt e që pritet të jetë në fshatin Qirez, shkruan Drenica Press.
Organizatorët e kësaj proteste bëjn të ditur për Drenica Press se protesta do të mbahet para Komunës së Skenderajt në ora 09:30.
Në një njoftim për paralajmërimin e protestës ndër të tjera thuhet:”Kuvendi Komunal në Skenderaj nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme për vëndosjen e lokacionit të deponisë së mbeturinave inerte. Ky lokacion pritet të vendoset në Delli-Ҫirez.
Banorë të fshatrave të Bashkësisë Lokale të Ҫirezit ftoheni të merrni pjesë në protestë për të kundërshtuar vendosjën e deponisë së mbeturinave inerte në Delli – Ҫirez.
Vendosja e deponisë afër puseve nga të cilat furnizohen me ujë të pijëshëm banorët e fshatrave përreth është e papranueshme.
Nisja nga Ҫirezi nesër, pra me date 12.12.2018, në orën 09:00.
Protesta fillon në ora 09:30 para Komunës së Skenderajt.”