Cili lider kosovar e falënderoi Vuçiqin për ndaljen e trenit?
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po pretendon se dikush nga liderët kosovarë e ka falënderuar atë pasi sipas tij, ishte ai e ka ndaluar trenin serb të arrinte nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut.
“Tash po thonë, hajt falemdinerit që e ndale trenin, hajde tash ta ruajmë paqen.”
“Jo jo, kështu nuk shkon”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, transmeton Klan Kosova.
Ai poashtu ka thënë se shqiptarët u shqetësuan për një tren që është ndaluar 50 km larg vendit ku “shqiptarët po e prisinin me 17 mjete të blinduara”.
“Ata u shqetësuan për një tren që u ndal 50 km larg vendit ku ata e pritnin me 17 mjete të blinduara. Edhe për njërin rast edhe për tjetrin ata kanë të drejtë, e serbët kanë faj”.
Lexo edheAustri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm
“Po thonë se ajo që ka shkruar në tren është provokim. Kur ndodhi flamuri në Beograd me simbolet e Shqipërisë së madhe, thanë pse u shqetësuan për një dron dhe një flamur, kjo është imtësirë”, ka vazhduar tutje Vuçiq.
Kryeministri serb ka deklaruar poashtu se “shqiptarët as nuk e panë e as nuk e dëgjuan trenin” sepse ishte ai që e ndali atë.
“Njerëzit duhe ta dinë: shqiptarët nuk e panë trenin. Edhe po të kishin përdorur trikat indianë, duke vendosur veshët në binarë, nuk do të mudn ta dëgjonin trenin, pasi që treni fillimisht i ndal mes Ushqes e Rashkës, e pastaj në Rashkë sepse unë e ndala përfundimisht në Rashkë dhe thashë që nuk shkoni përtej Rashkës. Ata as nuk e dëgjua ne as nuk e panë”.














