back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditChris Martin reagon pas skandalit të “Kiss Cam”: Do vazhdojmë ta bëjmë,...

Chris Martin reagon pas skandalit të “Kiss Cam”: Do vazhdojmë ta bëjmë, sepse duam t’iu takojmë ju

Të ngjajshme

Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë

Janë zvogëluar në pesë minuta kolonat e mërgimtarëve që...

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë...

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë...

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres” në Craven Park, Kingston upon Hull, Chris Martin, nuk e la pa e përmendur momentin kur kamera e koncertit (Jumbotron) nxori në pah lidhjen e fshehtë të CEO-së së Astronomer, Andy Byron, me drejtoreshën e HR, Kristin Cabot.

Shumë prej jush keni sjellë pankarta, do përpiqem t’i lexoj disa… dhe pastaj shohim çfarë ndodh,” tha Martin gjatë koncertit të 18 gushtit, duke e marrë me humor incidentin.

Ai falënderoi edhe fansat që kishin qenë në koncertin e korrikut në Boston, ku nisi gjithçka. “Faleminderit që erdhët sërish pas asaj situate,” tha ai me ironi.

Gjithçka ndodhi më 16 korrik, në Gillette Stadium, Massachusetts. Gjatë një kënge, kamera e koncertit fokusoi Byron dhe Cabot duke u përqafuar. Çifti tentoi të fshihej, por Martin i ngacmoi pa e ditur:
Oh, shikoni këta dy! Ose kanë një lidhje të fshehtë ose janë shumë të turpshëm,” tha ai në skenë.

Pamjet u bënë virale dhe shumë shpejt u zbulua se Byron ishte i martuar. Pas presionit publik, ai dha dorëheqjen si CEO i Astronomer, një kompani me vlerë mbi 1.3 miliardë dollarë. Edhe Cabot u largua nga kompania një javë më pas.

Pak ditë më vonë, kompania njoftoi se ish-bashkëshortja e Chris Martin, aktorja Gwyneth Paltrow, ishte angazhuar si zëdhënëse e përkohshme e Astronomer.

“Kam marrë përsipër përkohësisht të flas në emër të mbi 300 punonjësve të kompanisë,” tha Paltrow në një video në LinkedIn.

Megjithatë, Chris Martin theksoi se Coldplay nuk ka ndërmend të ndalojë traditën e “kiss cam”:
Jeta të jep limona, ti bën limonadë. Do vazhdojmë ta bëjmë, sepse duam t’iu takojmë ju, fansat,” u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz