back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaSportChampions League për tri javë – plani i UEFA-s për muajin gusht

Champions League për tri javë – plani i UEFA-s për muajin gusht

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Nga Gjermania në Italia, për të vazhduar në Itali dhe Spanjë, ligat më të mëdha po projektojnë datat kur do të zbresin sërish në fushë, për të përfunduar sezonin.

Paralelisht edhe UEFA ka hartuar planin e saj, për të mbyllur këtë sezon të Champions League.Zyrtarët në selinë në Nyon planifikuan që turneu më i rëndësishëm për klube, i ndërprerë prej pandemisë koronavirus, ashtu si edhe të gjithë eventet sportive, të rinisë në datat 8 dhe 9 gusht.

Në këtë periudhë do të luhen edhe katër ndeshjet e shtyra të fazës së 1/8-ave, të cilat ishin programuar të zhvilloheshin në muajin shkurt.

Këto takime do nxjerrin edhe fituesit e çifteve Real Madrid-Manchester City, Chelsea-Bayern Munich, Lyon-Juventus dhe Napoli-Barcelona.

Sapo fituesit të përcaktohen në fushë, UEFA nuk do të humbasë kohë. Pas plotësimit me ekipet pjesëmarrëse, faza çerekfinale do të luhet menjëherë, duke nisur nga data 11 gusht, deri më datë 15.Kalendari i ngjeshur do të vijojë me gjysmëfinalet, të cilat do të luhen nga data 18 deri më 22 gusht, ndërsa finalja do të zhvillohet sipas planit, më 29 gusht në Stamboll të Turqisë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, konfederata evropiane e futbollit shpreson që edhe ligat e mëdha të zhvillojnë javët e mbetura, për të përcaktuar fituesit në fushë.

Plani i UEFA-s në Champions League
1/8 luhen në datat 8-9 gusht
Çerekfinalet luhen nga 11 deri më 15 gusht
Gjysmëfinalet luhen nga 18 deri më 22 gusht
Finalja luhet më 29 gusht në Stamboll

Të Fundit

Sport

ShowBiz