Prishtina merr Presidencën e B40 Ballkan për vitin 2027

Me ftesë zyrtare nga kryetari i Zagrebit dhe presidenti aktual i B40, Tomislav Tomasheviq, Prishtina është ftuar ta marrë Presidencën e B40 Balkan Cities Network për vitin 2027, ndërsa Samiti B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit të ardhshëm.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Një tjetër përgjegjësi e rëndësishme ndërkombëtare për kryeqytetin tonë.
Me ftesë zyrtare nga kryetari i Zagrebit dhe presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević, Prishtina është ftuar ta marrë Presidencën e B40 Balkan Cities Netëork për vitin 2027, ndërsa Samiti B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit të ardhshëm.
Ky është vlerësim për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Prishtinës në rajon, por edhe mundësi për ta shndërruar kryeqytetin në një platformë të dialogut, bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërmjet qyteteve të Ballkanit.
Në letrën zyrtare, edhe qyteti i Sarajevës ka shprehur mbështetjen e tij për Prishtinën për marrjen e presidencës, duke vlerësuar lidershipin dhe orientimin tonë drejt gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe vizionit evropian.
Në 2027, Prishtina nuk do të jetë vetëm pjesë e tavolinës së qyteteve të Ballkanit, do ta udhëheqë atë.
Prishtina po rritet. Po lidhet. Po udhëheq”, shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/

Lexo edheRamadani: Kurti e ka përçarë opozitën përmes Abdixhikut dhe Osmanit – LDK është bërë bisht i pushtetit












