BallinaLajmeÇfarë thonë dy nga të akuzuarit për fryrjen e listave të veteranëve

Çfarë thonë dy nga të akuzuarit për fryrjen e listave të veteranëve

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Asnjë nënshkrim thonë se nuk e kanë vënë në asnjë dokument të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, por pavarësisht kësaj, Xhavit Jashari e Fadil Shurdhaj janë dy nga 12 të akuzuarit e Prokurorisë Speciale në aktakuzën e njohur si “Veteranët e rremë”.

Vetëm njëherë thonë se u intervistuan nga Blakaj dhe që të dy duan që në gjykatë të ballafaqohen më njeriun që, sipas tyre, i ka akuzuar padrejtësisht.

Jashari e Shurdhaj janë të bindur se Komisioni u shkarkua pa i përmbyllur Listat e Veteranëve dhe kjo, sipas tyre, erdhi me faktin se Komisioni donte të merrte vendim për mospranimin e listave të Ministrisë së Mbrojtjes, që ishte në ekzil.

Futjen në listë të veteranëve të UÇPMB-së, ata e arsyetojnë me faktin se të gjithë kanë qenë paralelisht ushtarë të UÇK-së.

Kur Komisioni e pat përfunduar punën e tij në majin e 2016-ës, pati deklaruar se i kanë shqyrtuar 65 mijë aplikacione, derisa Prokuroria Speciale aktakuzën e ngritur thotë ta ketë bazuar në shqyrtimin e 80 mijë aplikacioneve, raporton KTV.

Jashari e edhe Shurdhaj thonë se nuk e dinin numrin e saktë të veteranëve të luftës, kur u përfundoi mandati, pasi sipas tyre, nuk kishin arritur t’i finalizonin listat. Aktakuza për veteranët u përpilua nga prokurori Elez Blakaj, i cili u largua nga Kosova pasi deklaroi se pati presione nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Për keqpërdorim detyre akuzohen të gjithë 12 ish-anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të Luftës, përfshirë Agim Çekun, Rrustem Berishën, Nuredin Lushtakun e Shkumbin Demalijajn. Sipas kësaj aktakuze, me pagesën e veteranëve të rremë të UÇK-së, buxheti i Kosovës është dëmtuar në shumën prej rreth 68 milionë eurosh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz